Reagon zv.kryeministri në detyrë Besnik Tahiri pasi Blerim Kuçi e dorëzoi dorëheqjen

13.01.2021

Ish-kryetari i Suharekës dhe Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Ndërsa pas dorëzimit të dorëheqjes nga ana e Kuçit, ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri. “Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqtë e mi, prej […]

Reagon zv.kryeministri në detyrë Besnik Tahiri pasi Blerim Kuçi e dorëzoi dorëheqjen Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Suharekës dhe Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Ndërsa pas dorëzimit të dorëheqjes nga ana e Kuçit, ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri.

“Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqtë e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare”, ka shkruar Tahiri në Facebook derisa ka publikuar një foto me Kuçin.

“Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend”, tha ai.