Ministri Murati publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes

22.04.2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro nga Qeveria Hoti. Murati ka bërë të ditur se publikimi i kësaj liste vjen krahas transparencës dhe në zbatimin e marrëveshjes financiare ndërkombtare me BE. “50 bizneset që […]

Ministri Murati publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro nga Qeveria Hoti.

Murati ka bërë të ditur se publikimi i kësaj liste vjen krahas transparencës dhe në zbatimin e marrëveshjes financiare ndërkombtare me BE.

“50 bizneset që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro shpërndarë nga Qeveria e kaluar, në tetor të vitit 2020.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020″ ka njoftuar Murati.

Kujtojmë se nga kjo pako secili biznes ka përfituar shumën prej 290€ për secilin punëtorë.