Pas dorëheqjes së Blerim Kuçit, emërohet ministri i ri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit

13.01.2021

Ish-kryetari i Suharekës dhe Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Në vend të Kuçit, kryeministri në detyrë Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar Muharrem Nitaj. Ndryshe Kuçi ka thënë sot […]

Pas dorëheqjes së Blerim Kuçit, emërohet ministri i ri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Suharekës dhe Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Në vend të Kuçit, kryeministri në detyrë Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar Muharrem Nitaj.

Ndryshe Kuçi ka thënë sot se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Unë vetë kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryejë detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë ai.