Drejtori i shkollës në Suharekë keqtrajtoi fizikisht një nxënës

02.06.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare. Policia në Suharekë ka marr informatë se i mituri, nxënës në SHFMU “Shkendija”, është rrahur nga drejtori i shkollës. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, […]

Drejtori i shkollës në Suharekë keqtrajtoi fizikisht një nxënës Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia në Suharekë ka marr informatë se i mituri, nxënës në SHFMU “Shkendija”, është rrahur nga drejtori i shkollës.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Policia ka kontaktuar me të miturin (viktimë) dhe kujdestarin e tij.

SuharekaOnline mëson se i mituri në fjalë është dërguar në QKMF-Suharekë për ndihmë mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar lendim të lehtë në fytyrë.

Është intervistuar edhe drejtori i shkollës i cili në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e ka rrahur e as keqtrajtuar nxënësin në fjalë, por se të njëjtin nxënës vetëm e ka qortuar për veprimet e tij, ngase sipas drejtorit, nxënësi mbanë telefon mobil me vete në kohë të mësimit.

Prokurori i shtetit për të mitur ka urdhëruar policinë që të iniciohet rasti, Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dhe të hetohet ne procedurë te rregullt.