Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani uron mësimdhënësit për 7 mars
- 07.03.2023

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare.
Eshtë një ditë për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.
Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe arsimdashësit.
“Për të gjithë mësimdhënësit dhe arsimdashësit. Urime ditën e mësuesit -7 Marsi” ka shkruar Bajselmani në facebook duke e publikuar edhe një fotografi.
