Arrestohet një person pas një përleshje në një lokal në Suharekë

18.02.2022

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Në anën tjetër nga burime të SuharekaOnline mësohet se gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka hudhë një shishe prej qelqit në drejtim të viktimës me çrast e ka goditur në fytyrë. Sipas burimeve bëhet e ditur se […]

Arrestohet një person pas një përleshje në një lokal në Suharekë Foto: Ilustrim

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Në anën tjetër nga burime të SuharekaOnline mësohet se gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka hudhë një shishe prej qelqit në drejtim të viktimës me çrast e ka goditur në fytyrë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e QKMF-së në Suharekë, por me udhëzimi të mjekut i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me rastin e së mërkurës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Rr. Abdyl Rama, Suharekë, 16.02.2022 – 20:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.