Aksident trafiku në Suharekë, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

21.12.2022

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet. Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 17:10 në rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Bëhet […]

Aksident trafiku në Suharekë, dy persona dërgohen me urgjencë në spital Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime.

Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet.

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 17:10 në rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Bëhet e ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kyçjes së pasigurt në rrugën kryesore, me ç’rast është përplasur me veturën që po lëvizte nga Suhareka në drejtim të Budakovës.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që lidhur me rastin po merret Policia e Kosovës.