4 raste të dhunës në familje, 1 rast i keqtrajtimit të fëmijës, 4 raste të vjedhjeve – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

11.01.2023

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Në takimin e sigurisë lokale, i pari për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë. Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ndër tjerash ka bërë të ditur se […]

4 raste të dhunës në familje, 1 rast i keqtrajtimit të fëmijës, 4 raste të vjedhjeve – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Në takimin e sigurisë lokale, i pari për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara në Policinë e Suharekës janë raportuar 25 aksidente në trafik, 1 rast i lëndimit aksidental, 3 kanosje.

Poashtu, Sylaj ka bërë të ditur se përveç rasteve të lartëshënuara janë raportuar edhe rastet si: 1 rast incident zjarri, 2 raste të vjedhjeve, 1 rast vjedhje e targave , 4 raste dhunë familjare, 1 rast armëmbajtje pa leje, 1 rast dëmtim prone, 1 rast hyrje ne sistemet kompjuterike dhe 1 rast i keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Në këtë takim, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka e cila është edhe kryesuese e takimit ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë këtyre dy jave, për festat e fundvitit dhe për organizimet që janë zhvilluar dhe kanë përfunduar me sukses.