28 nëntori, Sylaj: Situata ishte e qetë në Suharekë, nuk u raportua ndonjë incident, qytetarët festuan dinjitetshëm

29.11.2022

Për nder të 28 nëntorit, në tërë Kosovën ‘kuq e zi’ është festuar në mënyra të ndryshme. Edhe në Komunën e Suharekës janë organizuar aktivitete për nder të 28 nëntorit, ku janë bë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës. Që nga mengjesi deri në mbrëmje në […]

28 nëntori, Sylaj: Situata ishte e qetë në Suharekë, nuk u raportua ndonjë incident, qytetarët festuan dinjitetshëm Foto: Ilustrim

Për nder të 28 nëntorit, në tërë Kosovën ‘kuq e zi’ është festuar në mënyra të ndryshme.

Edhe në Komunën e Suharekës janë organizuar aktivitete për nder të 28 nëntorit, ku janë bë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës.

Që nga mengjesi deri në mbrëmje në Suharekë ka pasur njerëz të cilët kanë festuar nëpër vende të ndryshme ditën e 28 nëntorit.

SuharekaOnline gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me Komandantin e Stacionit Policor në Suharekë, kapitenin Afrim Sylaj për të pyetur se a është raportuar ndonjë incident apo parregullësi.

Në një prononcim për SuharekaOnline Sylaj ka thënë se gjatë ditës së hënë në tërë Komunën e Suharekës ka qenë një situatë e qetë dhe pa incidente, vetëm se është raportuar një vetaksident me dëme materiale.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj shtoi se qytetarët e Komunës së Suharekës dje kanë festuar dinjitetshëm deri në orët e vona të natës pa asnjë parregullësi, gjë për të cilën policia edhe i falenderon qytetarët.

Poashtu, ai ka thënë se Policia e Suharekës është në gjendje gatitshmërie për mbrojtjën dhe sigurinë e qytetarëve të vendit.