11 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, prin Leshani me 3 raste

18.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 267 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 11 raste pozitive me COVID-19. Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Kastërc (1), Leshan (3), Mushtisht […]

11 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, prin Leshani me 3 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 267 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 11 raste pozitive me COVID-19.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Kastërc (1), Leshan (3), Mushtisht (1), Reshtan (1) Samadrexhë (1) dhe Suharekës (4).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.