S’tërhiqet SBAShK-u: Gjysmëvjetori i dytë mund të nisë me grevë, prindërit të na mbështesin

20.11.2021

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga Qeveria që të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave. Sipas tij, nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk hyjnë në fuqi ky ligj do të ketë protesta masive, madje edhe grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor. Tutje, ai tha se janë duke i bërë […]

S’tërhiqet SBAShK-u: Gjysmëvjetori i dytë mund të nisë me grevë, prindërit të na mbështesin Foto: Ilustrim

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga Qeveria që të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave.

Sipas tij, nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk hyjnë në fuqi ky ligj do të ketë protesta masive, madje edhe grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor.

Tutje, ai tha se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit, duke i parashikuar edhe masat sa i përket Covid 19.

Ai për gjithë këto masa po kërkon edhe përkrahjen e prindërve, për çka ka thënë se janë duke zhvilluar takime.

“Në takimet që kemi pasur me kryetarët e nivelit komunal ata duke e bartur mesazhin e punëtoreve të arsimit kërkuan që SBAShK të fillojë me veprime sindikale sepse ka muaj që kemi tentuar të ulemi e të bisedojmë për ligjin e pagave për të cilin nuk kemi asnjë informatë ku kryeministri Kurti madje edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci e tha në se ligji është duke u punuar.

Mirëpo nuk jemi thirrur asnjëherë mirëpo kemi dyshime se çka është punuar. Ne jemi duke bërë përgatitjet për protestën 4 dhjetorin  sepse do të jetë në kufizuar të njerëzve për shkak të Covid-19. Jemi duke zhvilluar takime me Këshillat e Prindërve duke kërkuar edhe mbështetjen e tyre”, ka thënë ai për EO.

Protestë të madhe me 18 dhjetor ka paralajmëruar ai, duke sqaruar se nëse edhe kjo masë nuk funksionon atëherë gjysëmvjetori i dytë në vend të ziles mund të nis me grevë prej çerdheve deri në universitet.