Sot Dita e Veteranit të luftës së UÇK-së

30.12.2021

Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Po ashtu, kjo ditë kujton betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku edhe nisi rruga e lirisë. Në këtë ditë kujtohen deri në përjetësi të […]

Sot Dita e Veteranit të luftës së UÇK-së Foto: Ilustrim

Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Po ashtu, kjo ditë kujton betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku edhe nisi rruga e lirisë.

Në këtë ditë kujtohen deri në përjetësi të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.