ShSKUK: 78 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 78 pacientë, thotë raporti i punës për datën 23 qershor 2021. Nga ta, 20 janë të konfirmuar pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë: 12 të […]
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 78 pacientë, thotë raporti i punës për datën 23 qershor 2021.
Nga ta, 20 janë të konfirmuar pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-1945 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë: 1 në gjendje të rënduar, 8 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.