SBAShK: Kurti le të na rritë pagën 50%, krejt kemi me u bë me të

07.12.2021

Sipas Ymerit, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kontribuar më së shumti për sektorin e arsimit në Kosovë. Ai shtoi Thaçi ka natyrshëm një simpati nga udhëheqësit e sindikatës pasi ua kishte rritur pagat. “Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim. Kur një […]

SBAShK: Kurti le të na rritë pagën 50%, krejt kemi me u bë me të Foto: Ilustrim

Sipas Ymerit, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kontribuar më së shumti për sektorin e arsimit në Kosovë.

Ai shtoi Thaçi ka natyrshëm një simpati nga udhëheqësit e sindikatës pasi ua kishte rritur pagat.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim. Kur një kryeministër ia rrit punëtorëve të arsimit pagat njëherë 50%, pastaj edhe 25%, atëherë normalisht që udhëheqësit e sindikatës kanë me pas simpati”, tha Ymeri në Telegrafin.

Tutje tha se “Kryeministri Kurti le ta rrit rrogën 50%, krejt kemi me u bë me të”.

Ndërkaq Ymeri thotë se nuk e din ku janë mospajtimet mes sindikatave dhe Qeverisë pasi nuk ka pasur asnjë takim me ta.