Rritja e rasteve me COVID-19, MSh: Do të diskutohet nevoja ose jo e shtimit të masave anti-COVID

05.01.2022

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku thotë se Kosova është në fillim të një vale të re infektimi me coronavirus. “Jemi në fillim të një vale të re infeksionesh me coronavirus. Mirëpo kjo valë do të varet nga reagimi ynë si institucione por edhe nga reagimi i qytetarëve pasi kemi dy vite që përballemi me pandeminë dhe është mirë […]

Rritja e rasteve me COVID-19, MSh: Do të diskutohet nevoja ose jo e shtimit të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku thotë se Kosova është në fillim të një vale të re infektimi me coronavirus.

“Jemi në fillim të një vale të re infeksionesh me coronavirus. Mirëpo kjo valë do të varet nga reagimi ynë si institucione por edhe nga reagimi i qytetarëve pasi kemi dy vite që përballemi me pandeminë dhe është mirë t’i shmangemi faktorëve të rrezikut”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gexha-Bunjaku.

“Rritja e numrit të rasteve të infektimit ka mundur të ndodhë pasi në këtë kohë kemi pasur një shtim të popullsisë në Kosovë gjatë dy javëve të fundit. Kanë ardhur mërgimtarë nga vende që kanë një situatë tejet të rënduar me pandemi siç janë Zvicra dhe Gjermani”, deklaroi tutje Gexha-Bunjaku.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka shtuar se së shpejti do të diskutohet nevoja ose jo e shtimit të masave anti-COVID në vend.

“Ne tashmë kemi caktuar takim me Komisionin Këshillëdhënës që i raporton Ministrit të Shëndetësisë, dhe më pas do të jetë takimi me Komitetin që jep rekomandime për vlerësimin e situatës me pandeminë në vend, dhe më pas sigurisht se do të merren masat e nevojshme”, deklaroi tutje Gexhaj-Bunjaku.

Edhe ekspertët tjerë kanë paralajmëruar rritje të rasteve me coronavirus në vend pas shtimit të madh të rasteve të infektimit në rajon e botë me variantin Omicron.