“Rritja e pagës minimale bazuar në kritere, nuk duhet të lidhet me pensionet e veteranëve”

Demokraci për Zhvillim (D4D) dje ka mbajtur Sallonin e së Martës me temën “Përcaktimi i pagës minimale në Kosovë – nevojat për reformim”.

“Rritja e pagës minimale bazuar në kritere, nuk duhet të lidhet me pensionet e veteranëve”

Drinas Zeqiraj, zëvendës-udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizim të Legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se paga minimale nuk ka ndryshuar qe 11 vjet dhe është mirë që po bëhet kjo rritje, me synim të sigurojë një mirëqenie sociale.

“Paga minimale më Kosovë që nga viti 2011 nuk ka ndryshuar asnjëherë. Një numër i madh i punëtorëve prekin nga niveli i pagës minimale. Paga minimale synimin kryesor e ka të sigurojë një mirëqenie sociale. Ministri i Financave mund ta propozojë vetë shumën e pagës minimale, në dakordim me partnerët ekonomikë-socialë”, tha Zeqiraj.


“Ne kemi konsideruar që konsultimi është i domosdoshëm për përcaktimin pagës minimale. Ligji i Punës përcakton nivelin e produktivitetit, nivelin e papunësueshmërisë. Propozimet kanë variuar nga 218 euro deri në 350 euro. Ideja është që për 39 mijë punëtorë të arrihet një pagë e dinjitetshme”.

“Si formule standarde, edhe nga Organizata e Punës, paga minimale duhet të përllogaritet me 50 për qind të pagës mesatare, që në këtë rast i bie 250 euro. Vetëm ideja e ndryshimit dhe mënyrës së ndryshueshmërisë së pagës minimale, e të mos mbetet peng i diskutimeve, e arrin efektin e vet”, raporton EO.

Kurse, hulumtuesi Edision Jakurti përmendi kriteret e pagës minmale.

“Kur flasim për pagën minimale hyjmë në një diskutim të pafund, që është gabim. Fillimisht duhet të flasim për kriteret e pagës minimale. Kriteret janë shumë të rëndësishme, por edhe indikatorët e këtyre kritereve. Jam që diskutimi me qenë më shkencor, sesa një lloj pazari. Kemi një diskutim për lidhjen që është bërë mes pagës minimale dhe pensioneve të veteranëve. Lajmi i mirë është që po rritet paga minimale, mandej vlera është një çështje aritmetike”, theksoi Jakurti.

“Ka mënyra të ndryshme të përcaktimit të pagës minimale në botë. Raporti i pagës minimale me pagat e tjera ekonomikisht është e qëndrueshme dhe e mençur. Lidhja më e mirë e pagës kish me qenë me ‘medianën’. Mediana është vlera nën të cilën qëndrojnë 50 për qind e punëtorëve”.

“Në Kosovë, sipas medianës paga minimale duhet të jetë 260 euro. Ne me Qeverinë pajtohemi me vlerën që e kanë caktuar, por jo mënyrën si e kanë përcaktuar”.

Nexhat Llumnica nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka thënë se paga minimale duhet të jetë më e dinjitetshme.

“Ne shohim se tani për tani është një nismë e mirë, por nuk mjafton paga minimale prej 250 eurosh. Nuk i bie ngritje e pagës minimale, pasi që shporta e konsumatorit e dimë se sa është ngritur. Në Kosovë janë çmimet më të larta në rajon dhe për këtë aryes kemi thënë që paga minimale të jetë më e dinjitetshme”.

“Ne e kemi bërë një propozim prej 370 euro, por nuk dmth që ngulim këmbë. Jam i bindur që paga minimale do të ngrihet edhe vetë; për arsye se sektori privat dhe publik mund të mbetet pa punëtorë”.

“Pagën mesatare nuk mund ta dime asnjëherë, sepse ka njerëz që e vjedhin shtetin. Nuk ka pagë minimale edhe sot 250 euro. Është interes edhe i Qeverisë edhe i punëtorëve edhe i sindikatës rritja e pagës minimale”, u shpreh Llumnica.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë