Murati për rritjen e pensioneve për veteranët: Fillimisht duhet të pastrohen listat
Ministri Murati gjersa ka raportuar në këtë komision ka folur edhe për ligjin e pagës minimale, ku ndër tjerash ka përmendur edhe pakënaqësitë e veteranëve të luftës, të cilët dje protestuan para Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk janë përfshirë në rritje. I pari i Ministrisë së Financave ka theksuar se rritja e pagës minimale […]
Ministri Murati gjersa ka raportuar në këtë komision ka folur edhe për ligjin e pagës minimale, ku ndër tjerash ka përmendur edhe pakënaqësitë e veteranëve të luftës, të cilët dje protestuan para Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk janë përfshirë në rritje.
I pari i Ministrisë së Financave ka theksuar se rritja e pagës minimale do të prekë rreth 100 mijë të punësuar në sektorin privat.
Po ashtu, sa i përket veteranëve të luftës, pra për mbështetjen e tyre, ministri Hekuran Murati ka theksuar se paraprakisht duhet të pastrohen listat e veteranëve, e pastaj të mbështeten me ligjin e pagave.
Kjo pasi që sipas tij aktualisht shteti shpenzon 80 milionë Euro (€) në vit për veteranët e luftës.
”Rritja e pagës minimale prek rreth 100 mijë të punësuar që kanë nën nivelin që kemi propozuar ne, pra 264 euro bruto apo 250 euro neto pas kontributeve pensionale.
Po ashtu projektligji për pagën minimale që u diskutua dje në Kuvend parasheh heqjen e tatimit për 250 eurot e para d.m.th. me këtë heqje të tatimit përfitojnë të gjithë të punësuarit që janë 380 mijë aktualisht d.m.th. secilit të punësuarit, qoftë sektorit publik qoftë sektorit privat në fund të muajit ajo pjesa që iu është ndalur në tatim për 250 eurot e para i dalin si shtesë në pagën mujore që e marrin.
Kemi marrë masa edhe për sektorin e bujqësisë ku dihet se shumë bujq janë të vetëpunësuar, nuk kemi ndonjë sektor të formalizuar apo korporativ bujqësor por janë të vetëpunësuar.
Kemi rritur subvencionet, pra rritja është për rreth 60% për këtë vit krahasuar me vitet paraprake marrë parasysh, edhe rritjen e çmimeve por edhe nevojën për të siguruar ushqimin vendor nga 30 milionë euro që janë paraparë subvencione fillimisht ka shkuar shuma në 50 milionë euro për këtë vit”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.