Rritet numri i lindjeve në Kosovë – mbi 13 mijë fëmijë në gjashtëmujorin e parë të vitit

18.08.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi lindjet në vend, sipas të cilave nga janari deri në qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 13 mijë e 250 lindje.

Sipas statistikave, edhe këtë vit me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Brenda gjashtë muajve të parë të vitit kanë lindur 6 mijë e 933 meshkuj dhe 6 mijë e 317 femra.

Vetëm në muajin qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 544 lindje, nga të cilat 1 mijë e 338 meshkuj dhe 1 mijë e 206 femra.

ASK bën të ditur se gjatë muajit qershor ka pasur një rritje prej rreth 8% të numrit të lindjeve, krahasuar me muajin maj të këtij viti.

Në raportin e saj, ASK thekson:
“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin qershor janë regjistruar 2 544 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 338 dhe femra 1 206. Krahasuar me muajin maj 2025 kemi ngritje të numrit të lindjeve për 8%.”