Rezultatet në Suharekë: Salih Zyba del kandidati më i votuar, pas tij Kolgeci dhe Muharremaj⬇️
Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, votave nga përfaqësitë diplomatike, votave me postë, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, janë bërë të ditura rezultatet për kandidatët për deputetë në Komunën e Suharekës.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, është kandidati më i votuar në Suharekë, duke marrë gjithsej 3,408 vota.
Pas tij renditet kandidati i LDK-së, Selman Kolgeci, me 3,270 vota, ndërsa në mesin e kandidatëve më të votuar janë edhe përfaqësues të tjerë nga LDK-ja dhe AAK-ja.
Renditja e kandidatëve më të votuar në Suharekë:
1. Salih Zyba (LVV) – 3,408 vota
2. Selman Kolgeci (LDK) – 3,270 vota
3. Bali Muharremaj (AAK) – 2,870 vota
4. Burim Ramadani (AAK) – 2,744 vota
5. Blerim Kuçi (LDK) – 2,645 vota
6. Gëzim Hazrolli (LDK) – 2,643 vota
7. Albana Bytyqi (AAK) – 2,561 vota
8. Nexhat Ramadani (LDK) – 2,508 vota
9. Albena Reshitaj (LDK) – 2,395 vota
10. Enver Hoxhaj (PDK) – 2,378 vota
11. Remzi Bajselmani (AAK) – 2,213 vota
12. Rudina Berisha (AAK) – 2,150 vota
13. Arben Gega (PDK) – 2,059 vota
14. Ermira Bytyçi (LVV) – 1,697 vota
15. Naim Kuqi (AAK) – 1,621 vota
16. Shaip Kadriaj (PDK) – 1,317 vota
17. Skender Hoxha (PDK) – 1,007 vota
18. Sevdije Hoxha (PDK) – 930 vota
Shënim: Renditja është bërë sipas numrit të votave të marra nga secili kandidat.
