Reshitaj: Pandemia e COVID-19 është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike
Janë bërë më shumë se një vit që nga konfirmimi i rasteve të para të infektimeve me COVID-19, ku deri më tani numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë. Në fund të muajit mars të këtij viti kishte ardhur një kontingjent me rreth 24 mijë doza të vaksinës kundër […]
Janë bërë më shumë se një vit që nga konfirmimi i rasteve të para të infektimeve me COVID-19, ku deri më tani numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë.
Në fund të muajit mars të këtij viti kishte ardhur një kontingjent me rreth 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 “AstraZeneca”.
Ky kontingjent ishte mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se menaxhimi i pandemisë me COVID-19 është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike.
Po ashtu deputetja Reshitaj ka theksuar se prioriteti i Qeverisë duhet të jetë sigurimi i vaksinave kundër COVID-19.
Gjithashtu ajo për EkonomiaOnline ka shtuar se duhet një plan veprues konkret nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për të dalë nga kjo situatë.
Sipas saj, për vaksinimin masiv të popullatës duhet të angazhohet një ekip i veçantë i mjekëve dhe duhet të ketë një plan konkret nga institucionet përgjegjëse.
Kujtojmë se më 7 prill në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit fillimisht është bërë për personelin shëndetësor, për të vazhduar pastaj për grupmoshat mbi 85 vjeç e me radhë.