Reshitaj: Mësimdhënësit janë ata që dëshmuan se edukimi i brezave është mision i shenjtë dhe mbi gjithë interesat tjera

01.10.2022

Pas më shumë se një muaji grevë të përgjithshme në sistemin arsimor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka marrë vendim për pezullimin e grevës dhe se procesi mësimor do të nisë të hënën, më 3 tetor. Kryetari i SBASHK-ut njëherit edhe kryetar i këshillit grevist, Rrahman Jasharaj ka theksuar se uron […]

Reshitaj: Mësimdhënësit janë ata që dëshmuan se edukimi i brezave është mision i shenjtë dhe mbi gjithë interesat tjera Foto: Ilustrim

Pas më shumë se një muaji grevë të përgjithshme në sistemin arsimor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka marrë vendim për pezullimin e grevës dhe se procesi mësimor do të nisë të hënën, më 3 tetor.

Kryetari i SBASHK-ut njëherit edhe kryetar i këshillit grevist, Rrahman Jasharaj ka theksuar se uron që Qeveria e Kosovës si dhe institucionet e tjera të mbajnë fjalën për Ligjin e Pagave.

I pari i SBASHK-ut ka shtuar se greva pezullohet deri në muajin janar të vitit 2023 dhe se kjo do të ndikojë në reflektimin e Qeverisë.

Lidhur me pezullimin e grevës ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj.

Ajo falënderuar dhe mirënjohe për të gjithë mësimdhënësit për vendimin që morën që nga e hëna të fillojë procesi mësimor.

Po ashtu, deputetja Reshitaj ka shtuar se edhe kësaj radhe sikur shumë herë të tjera për gjatë historisë së shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, janë mësimdhënësit ata që dëshmuan se edukimi i brezave është mision i shenjtë dhe mbi gjithë interesat tjera.

“Urojmë të mos ketë më arsye për ndërprerje të procesit mësimor. Mësimdhënësve dhe nxënësve u qoftë një Vit i sukseshëm mësimor!”, shkroi Reshitaj në Facebook.