Mbi 5 mijë vizitor të huaj qëndruan në hotelet e Prizrenit gjatë muajit shtator

09.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin shtator 2022. Në shtator 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) është 40.390, prej tyre 37.05% ishin vendorë dhe 62.95%  ishin të jashtëm, ndërsa numri i […]

Mbi 5 mijë vizitor të huaj qëndruan në hotelet e Prizrenit gjatë muajit shtator Foto: Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin shtator 2022.

Në shtator 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) është 40.390, prej tyre 37.05% ishin vendorë dhe 62.95%  ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishin 70.575, prej tyre 37.65% nga vendorët dhe 62.35% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e kishte Rajoni i Prishtinës me 17 907 vizitorë dhe 31 247 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Peja e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëri, Gjermania, Zvicra.

Sipas raportit të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit shtator të këtij viti në hotelet e Qytetit të Prizrenit kanë qëndruar gjithsej 9.706 vizitor, prej tyre 3.863 ishin vendor, ndërsa 5.843 ishin vizitor të huaj.