Korishë, lëndohet një person në vendin e tij të punës – pranon tretman mjekësor

31.01.2023

Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Prizren. Gjatë ditës së hënë një person në Korishë të Prizrenit derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe i njejti si pasojë, ka pësuar lëndime trupore. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, raporton […]

Korishë, lëndohet një person në vendin e tij të punës – pranon tretman mjekësor Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Gjatë ditës së hënë një person në Korishë të Prizrenit derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe i njejti si pasojë, ka pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, raporton SuharekaOnline.

Sipas policisë, rasti thuhet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:45 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës.

Korish, Prizren 30.12.2023-15:45. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa në  vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës.” thuhet në njoftimin e policisë.