Gjatë muajit prill në hotelet e Prizrenit kanë qëndruar mbi 6 mijë vizitor, mbi 4 mijë ishin të huaj

05.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin prill 2023. Në prill 2023, pjesë e anketës ishin 162 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 39 039, prej tyre 45.68%  ishin vendorë dhe 54.32% ishin […]

Gjatë muajit prill në hotelet e Prizrenit kanë qëndruar mbi 6 mijë vizitor, mbi 4 mijë ishin të huaj Foto: Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin prill 2023.

Në prill 2023, pjesë e anketës ishin 162 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 39 039, prej tyre 45.68%  ishin vendorë dhe 54.32% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 91 046, prej tyre 49.96%  nga vendorët dhe 50.04% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Rajoni i Prishtinës me 14 124 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte Rajoni i Pejës me 39 520  net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.

Sipas raportit të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit prill 2023 në hotelet e Qytetit të Prizrenit kanë qëndruar gjithsej 6.605 vizitor, prej tyre 2.525 vendor dhe 4.080 të huaj.