Reforma zgjedhore në Kosovë, nevojë e pashmangshme

24.02.2020

Reforma zgjedhor në Kosovë është vlerësuar si nveojë e pashmangshme nga faktorët politikë vendorë dhe ndërkombëtarë. Pavarësisht se për këtë çështje debatet kanë nisur vite më parë, reforma e shumë pritur ende nuk ka ndodhur. Analistët vlerësojnë së klasës politike në Kosovë nuk po i pëlqen që të ketë një sistem të ri zgjedhor. Ata […]

Reforma zgjedhore në Kosovë, nevojë e pashmangshme Foto: Ilustrim

Reforma zgjedhor në Kosovë është vlerësuar si nveojë e pashmangshme nga faktorët politikë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pavarësisht se për këtë çështje debatet kanë nisur vite më parë, reforma e shumë pritur ende nuk ka ndodhur.

Analistët vlerësojnë së klasës politike në Kosovë nuk po i pëlqen që të ketë një sistem të ri zgjedhor.

Ata thonë se reforma zgjedhore duhet të ndodhë dhe se ajo duhet jetë prioritet i qeverisë së re.

Analisti i politikës, Mazllum Baraliu, tha për Radio Kosovën se vendit i duhet një reformë e re zgjedhore. Ai tha se klasës politike në Kosovës nuk i pëlqen reforma zgjedhore për shkak se i humbasin privilegjet që i kanë në sistemin dhe legjislacionin e tanishëm zgjedhor. Sipas tij, kjo është arsyeja kryesore pse ky proces nuk është shtyrë tutje.

“Prandaj ndër detyrat prioritare të kësaj qeverie do të duhet të ishte përgatitja e një platforme të re dhe një koncept dokument, e më vonë një projekt kodi zgjedhor për ta diskutuar në nivele lokale, qendrore dhe institucional që të bëhen ndryshime rrënjësore. Legjislacioni i tanishëm ka dështuar edhe në zgjedhjet e fundit dhe do të duhej bërë reformë e re zgjedhore në Kosovë sa më parë”.

Edhe analisti tjetër politik, Blerim Burjani, konsideron se është i domosdoshëm fillimi i procesit të reformimit të sistemit zgjedhor.

“Në kuptim legjislativ reforma zgjedhore duhet të ndodhë veçmas ne segmentin e numërimit të votave dhe mekanizmave të tjerë. Dhe natyrisht duhet të depolitizohet KQZ, sepse kohet e fundit kanë ardhur njerëz të rinj që fare nuk kanë lidhje me këtë punë”, tha Burjani.