Qeveria në detyrë ndan mbi 570 mijë euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

10.02.2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen […]

Qeveria në detyrë ndan mbi 570 mijë euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së.

Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga komisioni në këtë përbërje:

1. Përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Kryesues;

2. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë – anëtar;

3. Drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – anëtar;

4. Përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – anëtar.

“Komisioni do të monitorojë shpenzimin e mjeteve të ndara dhe do të përgatis raportin e detajuar për Qeverinë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “vendimi obligon për zbatim Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së”.

“Gjithashtu vendimi rekomandon që institucionet të ofrojnë zgjidhje të përhershme për invalidët e luftës së UÇK-së në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.02.2021”.

Etiketat