Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste për COVID-19, asnjë nga Suhareka!

10.08.2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime […]

Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste për COVID-19, asnjë nga Suhareka! Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera (me bold në tabelën 1) do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR)” thuhet ndër tjera në njoftimin e MSH-së.

Nga 29 ISHP-të e licencuara sot nga Ministria e Shëndetësisë asnjëri prej tyre nuk është nga Komuna e Suharekës.

Siç merr vesh SuharekaOnline laboratorët e tjerë që nuk janë licencuar sot do të licencohen në raundin tjetër, kështu të paktën thuhet përmes një mesazhi dërguar në postën elektronike të laboratorëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2