Protesta e punëtorëve shëndetësorë, Qeveria: Po punojmë për hartimin e Ligjit të Pagave

09.11.2021

Protestë kjo me qëllimin për të kërkuar rregullimin e gjendjes së tyre social përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik si dhe zbatimin e tij nga muaji janar i vitit 2022. Ndërkaq, pas kësaj proteste, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se janë duke punuar në hartimin e […]

Protestë kjo me qëllimin për të kërkuar rregullimin e gjendjes së tyre social përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik si dhe zbatimin e tij nga muaji janar i vitit 2022.

Ndërkaq, pas kësaj proteste, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se janë duke punuar në hartimin e Projektligjit për Pagat.

Po ashtu, ai ka shtuar se pas hartimit të këtij Projektligji për Pagat do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike.

“Grupi punues aktualisht është duke punuar në Projektligjin për Pagat, i cili pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike. Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve publike, me qëllim që ky Ligj të hartohet në mënyrë të duhur dhe të zgjidhë problemin në term afatgjatë”, tha Kryeziu.

Ai ka shtuar se ky Ligj i miratuar gjatë Qeverisë së kaluar ka krijuar pabarazi të mëdha.

“Ligji për Paga në sektorin publik është ndër ligjet me komplekse në agjendën tonë legjislative. Ligji i miratuar nga Qeveria e kaluar kishte krijuar pabarazi të mëdha, dhe si rrjedhojë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka ngushtuar terrenin për hartimin e këtij Ligji.

Këto janë arsye shtesë pse hartimi i këtij Ligji kërkon më shumë kohë, në mënyrë që të adresohen gabimet e kaluara që kanë krijuar pabarazi, por edhe që Projektligji i ri të jetë në përputhshmëri me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Sipas Kryeziut, pagat në këtë sektor janë të rregulluara me një numër të madh të akteve ligjore dhe me këtë janë krijuar situata konfuze.