Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Presidenti Biden: Kombi i Kosovës është zemra e të gjithë familjes Biden

30.07.2021 / Lajme

Presidenti Biden: Kombi i Kosovës është zemra e të gjithë familjes Biden
Foto: Ilustrim

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se familja e tij ndihet e nderuar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau medalje për djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës.

Biden i ka thënë presidentes Osmani, përmes një video mesazhi se puna e Beau BIden në Kosovë ka qenë e përzemërt.

“Faleminderit, presidentja Osmani! Unë jam këtu në sallën kryesore të Shtëpisë së Bardhë dhe me fëmijët e Beau-t. Nipërit e mbesat e mia Natalie dhe Hunter janë pikërisht atje, dhe ne vetëm duam të themi se kjo është e pabesueshme dhe dua të falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje. Është një nder i madh për neve që ju kujtoni djalin tonë Beau. Puna e Beau-t në Kosovë ishte e çiltër, ai u dashurua me vendin tuaj, dhe unë kam fëmijët e tij me mua, nipërit e mbesat, Natalie dhe vëllai i tij Hunter, gjithashtu edhe motra e tij dhe e gjithë familja. Kjo do të thotë kaq shumë për ne, për të gjithë familjen. Pesë vjet më parë, unë solla Natalie dhe Hunter, gruan time Jill, dhe gjithë familja Biden në Kosovë për një ceremoni, ku u emërua një autostradë me emrin e Beau Biden para Kampit Bondsteel. Ishte shumë emocionuese për ne. Vetëm një vit pasi humbëm Beau-n, djalin tonë, pamë teksa nderohej kujtimi për të siç bënë të dy partitë politike, duke shkuar te Kampi Bondsteel, dhe mënyra se si ata folën për Beau-n. Duke e ditur se sa njerëz ka prekur, ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës, të cilët Beau i deshi aq shumë, kështu që ai besoi aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë tuaj”, ka thënë Biden. 

Për më tepër, presidenti amerikan ka folur edhe për kontributin e Beau Biden për popullin e Kosovës pas luftës. 


“Si avokat në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, ai doli vullnetar për të shkuar në Kosovë, në Republikën e Kosovës për të mbështetur Pavarësinë tuaj dhe demokracinë tuaj të re, dhe mbi të gjitha sundimin e ligjit. Në atë kohë, Kosova ende mbante plagët e freskëta të luftës. Në një sistem drejtësie të zbrazur nga dekada të sundimit totalitar, Beau mund të shihte atë që ju mund të bënit, Beau mund të shihte edhe atëherë të ardhmen që ishte e mundshme për vendin tuaj krenar. E ardhmja që Kosovës i ishte mohuar prej kohësh. Kjo është arsyeja pse ai ishte aq i përkushtuar që të punonte me popullin e Kosovës për t’u siguruar që krimet e luftës të hetoheshin dhe të ndiqeshin profesionalisht, për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një sistemi të drejtë gjyqësor e të aftë për të sjellë drejtësi dhe pajtim të vendit pas gjithë kohës që Slobodan Millosheviq brutalizoi vendin tuaj. Beau ndihmoi në krijimin e programeve të trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët vendas. Kjo do të vendoste bazën për institutin gjyqësor të Kosovës, që tani është Akademia e Drejtësisë. Beau do të ishte i pari që do t’ju tregonte, pasi na tha se ai ishte vetëm një nga shumë njerëz të përkushtuar, të përkushtuar në detyrë, përfshirë shumë qytetarë krenarë të Kosovës”, tha Biden. 

Presidenti Biden ka thënë se Kosova ende ka për të bërë shumë punë, duke premtuar njëherësh se SHBA do të vazhdojë të mbetet partner i saj në të ardhmen.

“Pra, duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, unë gjithashtu dua të kujtoj përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë gjatë 20 vjetëve të fundit, kanë qenë atje njerëz që kanë punuar pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, dhe Beau e besoi atë për popullin e Kosovës. Ka akoma më shumë punë për të bërë, nuk kam nevojë të ua them, duhet më shumë punë për të luftuar korrupsionin për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik. Dhe ju premtoj, që SHBA do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë luftë. Kështu së bashku ne mund të dëshmojmë se shtetet demokratike janë në gjendje të plotësojnë nevojat e qytetarëve të tyre. Isha vërtet i lumtur që munda të ndaj një vaksinë të sigurt dhe efektive, vaksinën Pfizer, me të gjithë ju, nga furnizimi që kishim, që qytetarët e Kosovës të mposhtnin pandeminë Covid-19, dhe pres që vaksina tjera të dërgohen nga nisma ndërkombëtare Covax, dhe dozat do të vijnë brenda javëve. Si president i Shteteve të Bashkuara pres me padurim të vazhdoj thellimin e miqësisë tonë të jashtëzakonshme dhe partneritetin midis dy Kombeve tona. Përsëri, në emër të Natalie, mbesës sime të bukur, djalit tim të bukur dhe vëllait të tij Hunter dhe motrës së tij Ashley, dhe Jillit dhe nga e gjithë familja Biden, faleminderit për këtë nder të madh. Kjo ka më shumë rëndësi për ne sesa ju e mund ta paramendoni. Kombi i Kosovës është zemra e të gjithë familjes Biden. Dhe siç do të thoshte nëna ime, Zoti ju do”, ka përfunduar Biden.

Ndryshe, të dielën, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani. 

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *