“Policët të shpërblehen me pagë shtesë si angazhim gjatë luftimit të pandemisë dhe gjatë tërë vitit”

03.12.2021

Njoftimi i këshillit drejtues të ri dhe po ashtu njëra ndër pikat kryesore ishte angazhimi i të gjithë anëtarëve të këshillit drejtues që të sjellin materialin në zyrën e sindikatës për regjistrimin e Sindikatës. Sepse afati për regjistrim të Sindikatës është deri më 25.12.2021. “Të gjithë anëtarët e këshillit drejtues që njëkohësisht janë kryetar të […]

Njoftimi i këshillit drejtues të ri dhe po ashtu njëra ndër pikat kryesore ishte angazhimi i të gjithë anëtarëve të këshillit drejtues që të sjellin materialin në zyrën e sindikatës për regjistrimin e Sindikatës. Sepse afati për regjistrim të Sindikatës është deri më 25.12.2021.

“Të gjithë anëtarët e këshillit drejtues që njëkohësisht janë kryetar të Njësive Sindikale Rajonale, u zotuan se do ta sjellin me kohë materialin, po ashtu u bisedua edhe për shumë çështje të tjera që i brengosin të gjithë anëtarët sindikal dhe policët e Kosovës”, thuhet në njoftim të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Me qenë se jemi në fund të vitit, kryesia ekzekutive mori detyrë që të shikojë mundësinë e takimit me të gjitha institucionet përkatëse për të mundësuar që policëve në fund të vitit të ju shpërblehet një pagë si angazhim gjatë luftimit të pandemisë COVID-19 dhe angazhimet që patën gjatë tërë vitit.