Për herë të parë mbahet provimi për patentë shoferë në veri të Mitrovicës

11.10.2024

Në Mitrovicë të Veriut është mbajtur provimi për t’u pajisur me patentë shoferë te Republikës së Kosovës.

Testit i janë nënshtruar 40 persona, të ndarë në 4 grupe. Ky proces vjen pas përfundimit të afatit për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuara nga autoritetet serbe, në ato të autoriteteve të Kosovës.

Gjatë periudhës maj-gusht 2024, në katër komunat veriore u konvertuan rreth 6,500 patentë shoferë.

Lidhur me mbajtjen e provimit ka shkruar edhe Ministri i MMPHI, Liburn Aliu, i cili gjithashtu ka vizituar qendrën e testimit.

“Sot vizituam ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës, ku MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit. Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë. Kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet ne veri të Mitrovicës” ka shkruar Aliu.