Parashikimi i motit për dy ditë

10.09.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme 11-12 shtator. Sipas parashikimit të IHMK-së vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Temperaturat minimale […]

Parashikimi i motit për dy ditë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme 11-12 shtator.

Sipas parashikimit të IHMK-së vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.