Paralajmërimet për vërshime, AME udhëzon ngritjen e gatishmërisë për qendrat operative emergjente

17.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se duke filluar nga e hëna pasdite dhe gjatë dy ditëve në vijim (17, 18 janar 2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, derisa të martën reshjet […]

Paralajmërimet për vërshime, AME udhëzon ngritjen e gatishmërisë për qendrat operative emergjente Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se duke filluar nga e hëna pasdite dhe gjatë dy ditëve në vijim (17, 18 janar 2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, derisa të martën reshjet do do të përfshijnë tërë vendin.

IHK paralajmëron se në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dheut.

Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve.

Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tij të djathta, Ibri etj.

Probabiliteti për të tejkaluar një prag pesëvjeçar të periudhës së kthimit 55 %, probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit 6 %.

Pas njoftimit të IHK, ka reaguar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime në ditët në vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për Qendrat Operative Emergjente 112,  Njësitë Profesionale  të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ, Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendrorë.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime ne ditët ne vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për :

1. QOE 112- Qendrat Operative Emergjente 112 ,

2. Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ ,

3. Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim.

4. Dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendrorë.

Paralajmërimi për situatë specifikisht është i ndërlidhur bazuar në parashikim i cili njofton se, e huazuar nga prononcimi i IHMK-s ”nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve. Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tije të djathta, lumi Ibër etj”.

Informatën e detajuar lidhur me paralajmërim nga IHMK- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e gjeni të bashkëngjitur këtij paralajmërimi, ndërsa plotësimet me përditësime për situatë në ditët në vijim mund të i gjeni në likun e bashkëngjitur më poshtë në këtë komunikatë.