Osmani kërkon heqjen e masave, Von Der Leyen: Duhen hapa të mëtejshëm nga ana e Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu në konferencën për media së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, ka kërkuar heqjen e masave të BE-së për Kosovën.
E para e vendit, tha se Kosova është e përkushtuar për paqe. Ajo tha se Serbia po vazhdon të jetë satelit i Rusisë në Ballkan. Presidentja ka folur edhe pë aplikacionin e Kosovës për BE, ku ka kërkuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE duhet të marrë trajtim.
Pas takimit, në konferencë për media, presidentja Osmani, ka përgëzuar Leyen për rizgjedhjen në krye të Komisionit Evropian. “Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer, që kemi ndërtuar qe sa vite. Ky është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor, mezi presim që të zbatojmë reformat e përfshira në këtë plan dhe të përfitojmë sa më shumë. Kosova për gjatë kësaj kohe do të përfitoj 882 milionë euro nga fondet e Be-se, si përfituesja më e madhe për kokë banori, nga të gjitha shtetet tjerë përfituese”, tha Osmani.
“Republika e Kosovës ka dëshmuar se përafrimi i politikave me ato të BE-së, nuk është vetëm fjalë por janë vepra. Kosova po dëshmon vazhdimisht qasje konstruktive dhe fqinjësi te mirë, duke avancuar sundimin e ligjit dhe duke respektuar të drejtat e minoriteteve”, tha Osmani.
“Është koha e fundit që masat e padrejta të largohen përfundimisht, sepse rrjedhimit këto masa kanë dëmtuar edhe procesin e dialogut, duke e bërë të pabarabartë dhe pa rezultat”. Osmani tha se shpreson dhe besojmë që shumë shpejt edhe aplikimi i Kosovës për në Be të marr trajtimin e merituar. Ajo tha se Kosova mbetët e përkushtuar për të avancuar vlerat demokratike, duke fuqizuar gjithnjë e më shumë pozitën dhe potencialin tonë ekonomik, për Kosovën, sytë janë kah Be-ja sot dhe përgjithmonë, raporton RTKlive.
Presidentja e KE-së e bëri të qartë se duhet ende punë që të arrihet në pikën ku të gjitha masat do të hiqen.
“Është shumë me rëndësi që të punojmë së bashku, mirëpresim hapjen e kufirit dhe progresi në CEFTA. Bazuar në këta hapa, duhet të bëjmë të tjerë, që të arrijmë në një pikë ku të jemi në një gjendje të heqim të gjitha masat, kjo do të na ndihmojë që të bindim shtetet anëtare, dhe ato duhet të japin pëlqimin për secilin hap, ne të dyja jemi shumë të vendosura që të gjejmë të gjitha mënyrat, mjetet, hapat që të ecim përpara” tha Ursula von der Leyen.