Osmani: E dhimbshme që edhe dy dekada pas luftës, po mbahen të heshtura tregimet e dhunës

09.03.2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e dhimbshme që edhe pas dy dekadave pas lufte, po mbahen ende të heshtura tregimet e dhunës. Këtë Osmani e tha në seancën që po mbahet me rastin e Ditës së Gruas, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës […]

Osmani: E dhimbshme që edhe dy dekada pas luftës, po mbahen të heshtura tregimet e dhunës Foto: Ilustrim

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e dhimbshme që edhe pas dy dekadave pas lufte, po mbahen ende të heshtura tregimet e dhunës.

Këtë Osmani e tha në seancën që po mbahet me rastin e Ditës së Gruas, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se zëri i Vasfije Krasniqit, është zëri i mijëra viktimave që kërkojnë drejtësi.

Osmani ka shtuar se beteja e saj nuk ka qenë asnjëherë individuale, derisa ka bërë thirrje që të ngritin zërin kundër paragjykimeve.

“Ne e vlerësojmë lart faktin që këtë të premte është ngritur aktakuza e parë për dhunim gjatë luftës. Është e dhimbshme që dy dekada pas luftës tregimet e dhunës po mbahen të heshtura. Duke u solidarizuar me këto të mbijetuara ne i kujtojmë të gjitha viktimat e luftës së fundit dhe kërkojmë drejtësi për ta. Rrëfimi i sotshëm në institucionin më të lartë, dëshmon për rëndësinë e zërit të grave. Zëri i Vasfije Krasniqit është zëri i mijëra viktimave që kërkojnë drejtësi. Duke e ndarë historinë e saj, ajo do të na ndihmojë që të zgjojmë zërin e ndërgjegjes brenda nesh. Beteja e Vasfijës asnjëherë nuk ka qenë betejë individuale e saj. Ne duhet ta ngrisim zërin kundër paragjykimeve të tilla. Vasfija, Shyhretja e të mbijetuarat janë nderi jonë”, ka thënë ajo.