Orë policore, mbyllet gastronomia – Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

07.04.2021

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot (e mërkurë), 07 prill. Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00, raporton SuharekaOnline. Gjithashtu, institucionet publike dhe ato private të arsimit parauniversitar dhe universitar […]

Orë policore, mbyllet gastronomia – Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot (e mërkurë), 07 prill.

Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, institucionet publike dhe ato private të arsimit parauniversitar dhe universitar do të kalojnë me mësim online deri më datë 18 prill.

Po ashtu gastronomia do të pezullojë aktivitetin në këtë periudhë kohore bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm marketet ushqimore dhe barnatoret.

Qeveria e Kosovës ndër tjerash ka vendosur që të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Ndërsa sa i përket qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit mund të bëhet vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periudhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.

Qytetarët obligohen të mbajnë maskën, përveç në rastet kur ngasin automjetin vetëm apo me familjarët e tyre të ngushtë, gjatë vrapit apo çiklizmit apo gjatë ecjeve në zonat jo të banuara dhe me jo më shumë se 4 persona të familjes.

Më poshtë i gjeni vendimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat vlejnë për të gjithë vendin.

Etiketat