Ngjarjet e ditës së sotme

27.05.2024

Ngjarjet e ditës, 27 maj 2024:

Ngjarjet e ditës së sotme Foto: Ilustrim

09:00: Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmerohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

09:00: Organizohet Konferenca Pranverore e Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës. (Hotel “Emerald”)

10:00: Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) mban Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme. Në hapje marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog etj. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën përmbyllëse për medie për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00: Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00 -13:00: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë me moton “Ne matim sot, për një të nesërme të qëndrueshme”. (Hotel “Garden” Prishtinë)

10:20 – 11:20: Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli i diskutimit “Krijimi i aksionit për ndryshimin e transformimit – Prioritetet e Qeverisë dhe mundësitë e planit të ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:30: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe pastrimi i ujërave të ndotura”. (Ndërtesa e AShAK)

11:00: Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

11:20 – 12:20: Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli i diskutimit “Transformimi i sistemit energjetik – nevoja për rritjen e biznesit”. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë; Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë etj. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

12:30: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hap Javën e Bibliotekës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku etj. (Holli i Bibliotekës Kombëtare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:00: Përurohet Qendra e  Digjitalizimit në Bibliotekën Kombëtare, në kuadër të Javës së Bibliotekës. (Qendra e Digjitalizimit, BKK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:20 – 14:20: Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli i diskutimit “Ndryshimi i financimit – Kapitali si mjet për të krijuar një dinamikë të re”. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:30: Në kuadër të Javës së Bibliotekës hapet ekspozita “Kujtesa për Skënderbeun” –

Koleksione të Librave Antikuar të koleksionistes britanike, Patricia Nugee. (Holli i ekspozitave, Biblioteka Kombëtare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

14:00: Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) takohet me kryetarët e shoqatave sindikale. (Zyrat e sindikatës, afër MKRS-së)

14:30 – 15:30: Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli “Mobilizimi i kapitalit publik dhe privat për të përshpejtuar investimet e qëndrueshme”. Marrin pjesë Rozeta Hajdari, ministre e MINT; AnnaCarin Platon, nga Zyra e BE-së; Alessandro de Concini, EIB; Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

15:00: Në kuadër të Javës së Bibliotekës mbahet sesioni me temën “Transformimi i bibliotekave”. Marrin pjesë dhe përfaqësues nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. (Holli kryesor, BKK)

15:30 – 15:45: Fjalët përmbyllëse të ditës së parë të Forumit për Investime të Qëndrueshme. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

17:30: Ambasada e Gjermanisë në Kosovë organizon promovimin e librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një Partneriteti”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

18:00: Hapet Java e kulturës kroate. (Kinemaja “Armata” Prishtinë)