Nga sot mund të caktoni termin për vizë për muajin tetor në Ambasadën gjermane

07.09.2021

Pasi situata me COVID-19 ishte lehtësuar gjatë muajve të stinës së verës njëashtu ishin lehtësuar edhe masat kundër këtij virusi, gjë që ka bërë që ambasadat në vendin tonë të fillojnë pranimin e caktimit të terminëve për viza. Si para pandemisë edhe në këtë situatë më shumti kërkesa për caktim të terminëve për viza pati […]

Nga sot mund të caktoni termin për vizë për muajin tetor në Ambasadën gjermane Foto: Ilustrim

Pasi situata me COVID-19 ishte lehtësuar gjatë muajve të stinës së verës njëashtu ishin lehtësuar edhe masat kundër këtij virusi, gjë që ka bërë që ambasadat në vendin tonë të fillojnë pranimin e caktimit të terminëve për viza.

Si para pandemisë edhe në këtë situatë më shumti kërkesa për caktim të terminëve për viza pati Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Kërkesat e shumta për caktim të terminëve, ambasada në fjalë kishte bërë të ditur se lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur.

Ambasada gjermane gjithashtu ka njoftuar se për të gjithë ata që duan të caktojnë një termin për vizë për në muajin tetor, atë mund ta bëjnë nga sot në orën 11:00 përmes sistemit të aplikimit online.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit“, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Sidoqoftë, ata persona që mendojnë udhëtimin drejt shtetit gjerman, duhet ta ketë parasysh se do t’i duhet t’u përmbahet disa kushteve kundër COVID-19.

Të posedojnë një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksinës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë.
ose

– Mund të dëshmojnë që për ata vlen njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me vete me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë).

Linku për caktim të terminit mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues. 

Termini i caktuar nuk mund të shtyhet, madje as të bartet në një muaj tjetër vijues. Nëse nuk mund të paraqiteni me kohë në ose momentin e parashtrimit të kërkesës (ende) nuk mund të dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara, ju duhet të regjistroheni përsëri në listën e pritjes për një termin të ri.