Nga 23 gushti Sllovenia kërkon certifikatën e vaksinimit ose testin PCR edhe për udhëtarët tranzit

14.08.2021

Që nga 23 gushti, personat që do të kalojnë nëpër Slloveni do të lejohen të hyjnë në vend vetëm me paraqitjen e dëshmisë së imunitetit ndaj COVID-19 ose një testi PCR negativ. Duke pasur parasysh rritjen e infeksioneve kohëve të fundit me variantin Delta në vendet e BE -së, Sllovenia ka vendosur të shtrëngojë masat […]

Nga 23 gushti Sllovenia kërkon certifikatën e vaksinimit ose testin PCR edhe për udhëtarët tranzit Foto: Ilustrim

Që nga 23 gushti, personat që do të kalojnë nëpër Slloveni do të lejohen të hyjnë në vend vetëm me paraqitjen e dëshmisë së imunitetit ndaj COVID-19 ose një testi PCR negativ.

Duke pasur parasysh rritjen e infeksioneve kohëve të fundit me variantin Delta në vendet e BE -së, Sllovenia ka vendosur të shtrëngojë masat e koronës, shkruan 24ur.com.

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, qeveria në Lubjanë ka raportuar se po ndodh “një përkeqësim i situatës epidemiologjike”.

Që nga 23 gushti, njerëzit që do të kalojnë nëpër Slloveni do të lejohen të hyjnë në vend vetëm me paraqitjen e dëshmisë së imunitetit ose një certifikate testimi.

Aktualisht, një gjë e tillë vlen vetëm për turistët që qëndrojnë në vend për më shumë se dymbëdhjetë orë.

“Që nga 23 gusht, tranziti nuk do të jetë më i mundur pa dëshmi të PCR testit,” thuhet në deklaratë.