Nga 1 nëntori deri më sot, 414 vetura në veri janë pajisë me targa RKS

05.11.2023

Në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri të Kosovës u punua edhe të shtunën. Kjo pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që qytetarëve serbë t`u jepet më shumë kohë për konvertim të targave të automjeteve nga ato ilegale në të ligjshmet RKS. Afati i fundit i zgjatur nga Qeveria e Kosovës është […]

Nga 1 nëntori deri më sot, 414 vetura në veri janë pajisë me targa RKS Foto: Ilustrim

Në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri të Kosovës u punua edhe të shtunën. Kjo pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që qytetarëve serbë t`u jepet më shumë kohë për konvertim të targave të automjeteve nga ato ilegale në të ligjshmet RKS.

Afati i fundit i zgjatur nga Qeveria e Kosovës është 1 dhjetori. Pas kësaj date, veturat me targat e regjimit të Milosheviqit do të ndalohen të qarkullojnë në rrugët e republikës. Nga e mërkura, më 1 nëntor deri në mbrëmjen e sotme, 414 vetura në veri të Kosovës janë regjistruar me targa RKS.

Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, e shtuna ishte ditë pune në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri të Kosovës.

“Pas vendimit të fundit për vazhdim të afatit për konvertim të targave nga ato ilegale në RKS, të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve janë të hapura dhe po punojnë edhe të shtunën.

Ishte Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që ka lejuar këto qendra të punojnë edhe këtë ditë fundjave. Njëkohësisht, është zgjatur edhe afati që u mundon serbëve të Kosovës, konvertimin e targave të automjeteve nga ato ilegale në këto të ligjshmet-RKS. E qytetarët serbë e mirëpresin këtë vendim.

“Erdha për targa. Ka pasë mundësi edhe me herët por kurrë nuk është vonë”, thotë një qytetar serb.

Kurse disa qytetarë të tjerë nuk kanë pranuar të flisnin para kamerës së RTK-së, por u panë duke i konvertuar targat e automjeteve të tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale si, PR, KM, PZ dhe të tjera, në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 do të zgjasë deri më 1dhjetor 2023.

Deri më tash, për shkak të presioneve nga grupet kriminale të drejtuara nga Lista Serbe dhe Milan Radojiçiq, serbëve që konvertonin targat në RKS, u digjeshin automjetet. Por pas fillimit të shkatërrimit të këtyre grupeve, situata te qytetarët e komunitetit serb në veri tashmë ka nisur të ndryshojë.