Ndërprerje uji sot në Suharekë dhe disa fshatra, ja orari dhe zonat e prekura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A., Njësia në Suharekë, ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e tyre në Facebook, ndërprerja vjen si pasojë e mungesës së energjisë elektrike të shkaktuar nga KEDS, e cila furnizon stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë.
Ndërprerja e furnizimit me ujë ka filluar nga ora 12:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 18:00.
Zonat që do të preken nga ndërprerja e ujit janë:
- Suhareka
- Shiroka
- Gjinovc
- Gelanc
- Leshan
- Ternje
- Neprebisht
“Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rivënies në funksion të energjisë elektrike,” thuhet në njoftimin e Hidroregjionit Jugor.
KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A – Prizren ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë të krijuar.
Banorët e zonave të përmendura duhet të marrin masa paraprake për të siguruar ujë të mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe.