Nagavci u bënë thirrje mësimdhënësve e nxënësve që të vaksinohen, premton buxhet shtesë për bursa

22.01.2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe nxënësve që të vaksinohen kundër COVID-19. Sipas ministres Nagavci, mësimdhënësit e nxënësit duhet të vaksinohen me vaksinën anti-COVID në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i procesit mësimor me prezencë fizike. “Në krahasim me dy vjetët e kaluara kur situata […]

Nagavci u bënë thirrje mësimdhënësve e nxënësve që të vaksinohen, premton buxhet shtesë për bursa Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe nxënësve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas ministres Nagavci, mësimdhënësit e nxënësit duhet të vaksinohen me vaksinën anti-COVID në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i procesit mësimor me prezencë fizike.

“Në krahasim me dy vjetët e kaluara kur situata epidemiologjike ishte shumë më e rënduar, tani jemi dukshëm më mirë por natyrisht se vazhdon thirrja jonë për vaksinim të mësimdhënësve dhe të prindërve e qytetarëve ashtu siç e kanë aprovuar institucionet shëndetësore në mënyrë që të krijohen parakushtet që mësimi të bëhet me prezencë fizike për fëmijë”.

Po ashtu, ministrja Nagavci për EkonomiaOnline ka theksuar se për vitin 2022 është planifikuar edhe punësimi i 100 asistentëve.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se do të vazhdojë edhe ndarja e bursave, kështu duke garantuar edhe buxhet shtesë sa i përket bursave.

“Tashmë janë planifikuar punësimi i 100 asistentëve në vitin 2022. Është ndarë buxheti janë përcaktuar normat. Kam dërguar letër drejtorive komunale të arsimit në mënyrë që të sigurohet që punësimi i asistentëve të bëhet sipas kuotave që janë përcaktuar për secilën nga komunat”.

“Me bursa do të vazhdohet sipas planifikimit që është edhe në ndarje buxhetore. Këshilli shtetëror i cilësisë së arsimit vazhdon punën e vet. Është organ i cili është votuar dhe zgjedhur në kuvend dhe po vazhdon punën”, tha Nagavci.