Moti sot me vranësira dhe intervale të gjata me diell

03.02.2021

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit. IHK njofton se do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. […]

Moti sot me vranësira dhe intervale të gjata me diell Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit.

IHK njofton se do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.