Moti sot me vranësira dhe diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat do të shfaqen sot gjatë pjesës së parë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu.

Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.