Mot i vranët dhe jo stabil

27.08.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe. Ndërkaq, temperaturat minimale do […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.