Ministrja Haxhiu jep detaje për ligjin e konfiskimit të pasurisë

16.09.2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ligji për konfiskimin e pasurisë do të procedohet në fillim të muajit tetor. Ministrja Haxhiu ka thënë se shpreson që për votimin e këtij ligji do të marrë mbështetjen edhe të deputetëve të opozitës. “Projektligji do të procedohet në Kuvend në fillim të muajit tetor. […]

Ministrja Haxhiu jep detaje për ligjin e konfiskimit të pasurisë Foto: Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ligji për konfiskimin e pasurisë do të procedohet në fillim të muajit tetor.

Ministrja Haxhiu ka thënë se shpreson që për votimin e këtij ligji do të marrë mbështetjen edhe të deputetëve të opozitës.

“Projektligji do të procedohet në Kuvend në fillim të muajit tetor. Unë shpresoj që i njëjti ta marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm nga shumica por edhe nga deputetët e opozitës”, tha ajo në T7.

Po ashtu, ministrja e Drejtësisë ka sqaruar edhe procedurat se si do të funksionojë Agjenica për Konfiskimin e Pasurisë nga hetimi i një personi e deri te konfiskimi i pasurisë.

“Në momentin që shihet një zyrtar dhe personat e lidhur me të, kur ka diskrepancë ndërmjet të hyrave dhe pasurisë ftohet personi dhe kërkohet arsyetimi i pasurisë. Në momentin kur nuk mund të justifikohet pasuria, agjencia bën kërkesë në gjykatë për konfiskim të pasurisë”.

Haxhiu premtoi se projektligji do të ketë “siguresë” në mënyrë që të mos keqpërdoret nga pushteti.