Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

09.12.2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademajt është krim i rëndë dhe femicid, për të cilin kërkohet drejtësi. Ajo në mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendose tha se Liridona u vra si pasojë e femicidit, e cila për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë. […]

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë Foto: Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademajt është krim i rëndë dhe femicid, për të cilin kërkohet drejtësi.

Ajo në mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendose tha se Liridona u vra si pasojë e femicidit, e cila për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë.

“Pabarazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas here na shpërfaqet në mënyrën më monstrume siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës. Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partnerët e tyre, ky është krim i rënd , ky është femicid, për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi. Kushdo që me ose pa vetëdije i hyn diskutimit pse një burrë ushtron dhunë ose pse një burrë vret një grua, është duke tentuar ta justifikoj dorasin, është duke tentuar ta normalizojë dhunën dhe të tillë që e fajësojnë viktimën janë në anën e dhunuesve”, ka thënë ajo, duke shtuar se si ministri kanë ndërmarrë shumë aktivitete kundër dhunës dhe femicidit.