Ministrja e Drejtësisë: Do të ndërmarrim masa për adresimin e dhunës në familje

07.05.2021

Me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje. Në këtë takim ministrja Haxhiu ka theksuar se është shqetësuese rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje. Madje ajo ka shtuar se do të ndërmarrin masa për adresimin e […]

Ministrja e Drejtësisë: Do të ndërmarrim masa për adresimin e dhunës në familje Foto: Ilustrim

Me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje.

Në këtë takim ministrja Haxhiu ka theksuar se është shqetësuese rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Madje ajo ka shtuar se do të ndërmarrin masa për adresimin e këtyre rasteve.

Pas takimit me mbrojtësit e viktimave, Haxhiu tha se Qeveria Kurti e ka prioritet adresimin e dhunës në familje.

“Do të angazhohemi për ndërmarrjen e masave për adresimin e dhunës në familje, në mënyrë që të ndëshkohen e jo të neglizhohen siç ka ndodhur në të kaluarën.

Për neve mbetet shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje.

Ne sot planifikojmë të aprovojmë programin qeverisës dhe në këtë drejtim, shumë prej çështjeve që adresohen edhe sa i përket dhunës në familje adresohen në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, që rastet e dhunës në familje të jenë sa më të vogla”, tha ajo.