Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu bënë ftesë për monitorim të provimit të Noterisë

03.01.2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë ftesë publike për monitorimin e procesit të provimit të Noterisë. Përmes një postimi në faqen e Ministrisë së Drejtësisë ftohen mediet, organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet tjera të interesuara, që deri më datë 12.01.2024 të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në monitorimin e procesit të provimit […]

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu bënë ftesë për monitorim të provimit të Noterisë Foto: Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë ftesë publike për monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

Përmes një postimi në faqen e Ministrisë së Drejtësisë ftohen mediet, organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet tjera të interesuara, që deri më datë 12.01.2024 të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

“Subjektet e interesuara interesimin e tyre duhet ta shprehin përmes emailit në adresën zkp.md@rks-gov.net. Për datën e mbajtjes së provimit, detajet e tjera të organizimit dhe mundësitë e kontributit për mbarëvajtjen e provimit dhe transparencën e këtij procesi, subjektet që shprehin interesimin do të njoftohen përmes emailit”, thuhet ndër të tjera në ftesën e Ministrisë së Drejtësisë.