Ministri i ri i Shëndetësisë premton shtimin e shërbimeve dhe ndalimin e largimit të trurit mjekësor nga Kosova
Me të marrë detyrën e ministrit, Latifi ka thënë se bashkë me ekipin e tij do të angazhohen që në mënyrë afatgjate të ngrisin standardet mjekësore. Ai me këtë rast ka premtuar edhe shtim të shërbimeve shëndetësore. “Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate të […]
Me të marrë detyrën e ministrit, Latifi ka thënë se bashkë me ekipin e tij do të angazhohen që në mënyrë afatgjate të ngrisin standardet mjekësore.
Ai me këtë rast ka premtuar edhe shtim të shërbimeve shëndetësore.
“Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate të ngrisim standardet mjekësore, duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë specializimeve si dhe ngritjen e aftësive të kapaciteteve njerëzore për hulumtime shkencore në shkencat mjekësore, sikur për mjekët ashtu edhe për infermierët dhe të gjithë punëtorët tjerë shëndetësorë.
Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore ne investojmë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe në këtë mënyrë shtojmë volumin e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Me të ardhurat prej këtyre shërbimeve, ne riinvestojmë sërish në kualitet”, ka shtuar ai.
“Ne do e ndërpresim largimin e trurit mjekësor në vendet tjera. Kur e ndreqim shtëpinë tonë, do kontribuojmë në rikthimin e trurit të larguar, për të ndihmuar Kosovën dhe shkencat mjekësore të Kosovës.
Me kthimin e trurit, do e ndërpresim edhe largimin e pacientëve të Kosovës në spitalet jashtë vendit. Pacientët tonë do rrinë në shtëpinë tonë, sepse ne kemi ekspertë. Ne do fillojmë më strategji afagjate, 20-30 vjeçare. Me këtë platformë afagjate, rezultatet nuk do shihen brenda ditës apo natës